INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama tregon para dhe pas përmbytjeve fushën e basketbollit. Komentuesit i 'turren' keq [FOTO]

Rama tregon para dhe pas përmbytjeve fushën e basketbollit. Komentuesit i 'turren' keq [FOTO]

Publikuar më: 10:54 06-12-2017

Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin me fushën e basketbollit në Vlorë gjatë përmbytjeve por dhe pas rregullimit pas ndërhyrjes së strukturave të shtetit.

Edi Rama:
MIRËMËNGJES ?
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto dy pamje nga fushat sportive të Lungomares në Vlorë pas aluvionit të katër netëve me parë dhe mbrëmë ?"

Kaq ka mjaftuar që komentues të shumtë ti sulen keq kryeministrit me anë të komenteve të tyre. 

Ja disa prej tyre:
A. T.
“Mirmëngjesi pse nuk tregoni shtëpitë e fshatarëve që janë akoma të përmbytura Z Kryeministeri im. Duhet të tregoni të vërtetën dhe të shpallni gjendjen e jashtëzakonshme .. apo jo ?
Ju nuk e bëni këtë se pastaj të gjithë do marrin 100 % të dëmit”.
P. N.
“O zoti Rama, lëri fushat e sportit dhe stadiumet po bëj argjinaturat dhe kanalet se po na mbyt lumi”.
J. H.
“ Z. Rama, lërini broçkullat por shikoni përse doli përroi dhe i përmbyti këto fushat tuaja të famshme të basketbollit. Mos vallë janë ato 2-3 hotelet që kanë ndërtuar mbi përrua në Ujin e Ftohtë? Sepse për të shpronësuar pronarët e ligjshëm jeni të parët ju kurse për të prishur ndërtimet e bëra pa kriter nuk ndiheni...”
J. N.
“Lëre lungomaren Vlorë o plerë PO shih familjet që kanë humbur gjithçka qa kishin nga përmbytjet dhe ju hedh pluhur syve shqiptarëve të shkretë me një fushë basketbolli të re, por mirë bën se ua ke gjet stilin shqiptarit që dhe të argëtohesh me ta dhe i bën për të qesh të mjerët... dhe çuditem për ca ndyrësira që thojnë bravo Rama po kuptojeni "o milet se ky thjesht po tall trapin me ne të gjithë...”

rama_fb_2.png

 

 

 

rama_fb1.png

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0036978721618652