INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rreth 50 pemë të reja te “Oxhaku” dhe tek tregu te Medreseja

Rreth 50 pemë të reja te “Oxhaku” dhe tek tregu te Medreseja

Publikuar më: 10:41 30-01-2018

Fushata e gjelbër në kryeqytet është shtrirë në çdo hapësirë komunitare, ku bashkë me Bashkinë e Tiranës, qytetarë të ndryshëm janë sensibilizuar pro nismës.

Edhe sot në Njësinë 4 të Tiranës u shtua hijeshi dhe jetë me mbjelljen e pemëve të reja.

Janë rreth 50 pemë të reja që u mbollën në zonën e Oxhakut dhe në rrugën”5 Maji” me kontributin e deputetes, punonjësve të Njësisë dhe disa banorëve.

Bashkia Tiranë ka lançuar nismën “Dhuro një pemë “ duke nxitur qytetarët që të kontribuojnë për gjelbërimin e qytetit.

Kushdo mund të dhurojë një pemë dhe ta mbjellë atë në kujtim të një momenti të veçantë apo një njeriu të dashur në jetën e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0040779113769531