INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çudi në Irlandë, një referendum për abortin

Çudi në Irlandë, një referendum për abortin

Publikuar më: 10:52 30-01-2018

Deri më tani kemi dëgjuar referendum për çështje politike dhe mjedisore, por në Irlandë do të zhvillohet një referendum i veçantë, një referendum për abortin.

Ishte vetë kryeministri irlandez Leo Varadkar i cili u shpreh se vendi do të mbajë referendumin në fund të majit, ku do të shtohet pyetja për të hequr ose jo ndalimin kushtetues mbi shumicën e aborteve.

Votuesit do të pyeten nëse duan ta mbajnë në fuqi amendamentin e tetë të Kushtetutës, apo ta shfuqizojnë atë dhe të autorizojnë Parlamentin të krijojë legjislacion për abortin.

Irlanda, kryesisht e krishterë, ka ndalesën më të rreptë të abortit në Evropë.

Aborti atje është i ligjshëm vetëm në rastet kur jeta e nënës është në rrezik.

Article Logic
Execution time: 0.0039339065551758