INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Qytetari dixhital sqaron përse u shkarkuan policët e Rinasit

Qytetari dixhital sqaron përse u shkarkuan policët e Rinasit

Publikuar më: 13:03 15-01-2018

Përmes rrjetit social FB, Ish kryeministri Berisha shprehet se sipas qytetarit dixhital 15 punonjësit e policisë në Rinas janë shkarkuar pasi nuk i paguanin këstet mujore shefit Gramoz Lala.

Sipas denoncimit të qytetarit dixhital në Rinas kalojnë persona që nuk regjistrohen.

Postimi në FB i Berishës:

Mesazhi i plotë:

Lexoni mesazhin e policit dixhital. sb

“Pershendetje doktor , mbreme ka qarkulluar nje lajm ne media qe jan larguar nga komisariati rinasit rreth 15 punonjes policie per arsye te performances se dobet ne pune ,, une jam njeri nga keta

punonjes te larguar dhe e verteta eshte qe sjan larguar per arsye te performances se dobet ne pune pas selektimi i ketyre punonjesve eshte bere nga shefi kufirit Gramoz Lala dhe jan larguar te gjith ata punonjes te cilet nuk paguanin kestet mujore te ky zoteria ,pasi kjo eshte puna qe behet ne rinas ku kan mbajtur ata punonjes policie te cilet jan te zhytur ne korrupsion dhe ndajn pazaret mes tyre , mjafton tu kontrollohet sistemi dhe dalin te gjith personat qe jan kaluar pa rregjistruar fare dhe kur i kthejne nga vendet e BE i mbulon ky zoti shef Lala pa permendur qe sa jan kthyer dhe i mbajn te fsheht se paguajn haraçin”

Article Logic
Execution time: 0.003831148147583