INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arta Marku para gazetarëve: “Do të jem transparente në punën time, do të kemi surpriza”

Arta Marku para gazetarëve: “Do të jem transparente në punën time, do të kemi surpriza”

Publikuar më: 12:54 15-01-2018

Për herë të parë pas zgjedhjes si Kryeprokurore, Arta Marku ka zhvilluar një takim me gazetarët.

Kryeprokurorja Marku, e cila ka qenë e rezervuar në prononcimet në daljet publike, deklaroi se prioriteti i punës së saj është zbatimi i ligjit dhe transparenca.

Po ashtu, kryeprokurorja paralajmëron edhe shumë surpriza të tjera në vijim.

“Do të jem transparente në punën time dhe do zbatoj ligjet. Se sa profesionale jam në punën time do ta tregojë koha. Do të ketë shumë ndryshime dhe do shihni surpriza. Kërkoj bashkëpunimk për çeshtje sensitive”, është shprehur Marku para gazetarëve.

Marku foli edhe për lëvizjet e fundit në organin e akuzës në Tiranë dhe në rrethe.

Ajo deklaroi se largimet dhe lëvizjet e tyre nuk kanë të bëjnë me arsye personale, por për motive që ata i dinë, ka thënë Kryeprokurorja.

Article Logic
Execution time: 0.0035941600799561