INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD: Ja dokumenti që fakton lidhjen e Tahirit me Habilajt [FOTO]

PD: Ja dokumenti që fakton lidhjen e Tahirit me Habilajt [FOTO]

Publikuar më: 12:54 15-01-2018

Demokratët i rikthehen çështjes së ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Enkelejd Alibeaj i është drejtuar këtë të hënë Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku ka depozituar disa dokumente që sipas tij implikojnë Tahirin. Në një prononcim për mediat, menjëherë pasi doli nga Krimet e Rënda Alibeaj tha se ka depozituar një dokument, ku tregohet lidhja mes Tahirit dhe Artan Habilajt.
Enkelejd Alibeaj:
“U paraqita sot për të depozituar disa dokumente për hetimin e Tahirit. Sot kam depozituar një dokument i cili fakton bashkëpunimin mes Tahirit me njërin nga anëtarët e bandës, Artan Habilaj.
Ky dokument tregon dy emra, të Saimir Tahirit dhe Artan Habilajt. Dokument mban datën datën prill 2015. Ky dokument tregon bashkëpunimin e vazhdueshëm mes tyre. Kjo kohë është e njëjtë me denoncimet e Dritan Zaganit.
Kjo tregon faktin që ka gënjyer se nuk ka pasur lidhje me bandën e Habilajve, jo vetëm kap por dhe të dhënat e tjera të nxjerra nga mediat dhe nga dëshmia e shoferit tregon se Tahiri ka pasur komunikime me Artan Habilaj.
Sot Edi Rama ka vetëm një makth, pasi hetimet po vazhdojnë intensivisht”.

dokumenti_i_pd.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034070014953613