INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse ky veprim vallë?! U tha që nuk flasin, por pas Mozzik-ut reagon edhe Tayna publikisht! [FOTO]

Pse ky veprim vallë?! U tha që nuk flasin, por pas Mozzik-ut reagon edhe Tayna publikisht! [FOTO]

Publikuar më: 11:31 08-09-2020

Pak ditë më parë, në media u përfol se marrëdhënia mes Mozzik dhe Taynës është krisur. Dy reperët më të suksesshëm të momentit, sollën pak muaj më parë projektin “Edhe Ti” që rezultoi mjaft i suksesshëm. Fakti që Tayna nuk e ndiqte më reperin në Instagram, shtoi dyshimet se marrëdhënia mes tyre nuk është më si më parë.

Megjithatë, një tjetër detaj që shtoi dyshimet ishte dhe një postim që reperi bëri ditën e djeshme. Ai ripostoi videon e futbollistit Shkodran Mustafi, teksa ky i fundit dëgjonte këngën e reperit dhe të Taynës. Ndërkohë sipër emrit të artistëve, Mozzik kishte vënë një flamur shqiptar, dhe për këtë fansat spekuluan se ai ka dashur të mbulojë pikërisht emrin e Taynës.

Mirëpo, i kontaktuar nga Iconstyle, Mozzik ka hedhur poshtë këto thashetheme. “Joo, janë të pavërteta. Tayna është shoqja ime më e mirë. Flamurin e kam vendosur pa vetëdije mbi emrin e saj dhe timin.”, ka thënë reperi.

moz.png

 

Ndërkohë që pas veprimit dhe deklaratës së Mozzik ka reaguar edhe Tayna, e cila ka rishpërndarë postimin e Shkodran Mustafit, por ndryshe nga reperi s’ka vendosur asnjë emoji bashkëngjitur tij.

vito.png

Pra, mes Mozzik dhe Tayna nuk ka asnjë hatërmbetje.

Article Logic
Execution time: 0.0036299228668213