INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ka bërë namin, por e keni vënë re këtë DETAJ në këngët e Taynës? [FOTO]

Ka bërë namin, por e keni vënë re këtë DETAJ në këngët e Taynës? [FOTO]

Publikuar më: 17:33 25-08-2020

Tayna është padiskutim një ndër reperet më të njohura shiqptare, e cila prej më shumë se dy vitesh ka realizuar disa projekte që janë kthyer menjëherë në hite. Edhe pse ka pak kohë në tregun muzikor shqiptar, Tayna synon tregun ndërkombëtar, madje duket se për të arritur këtë qëllim është më afër se kurrë, paski reperja pak muajë më parë njoftoi nënshkrimin e një kontrate me kompaninë prestigjioze, Sony Music.

“Qeqe” është kënga më e fundit nga Tayna, një projekt që është pëlqyer shumë nga publiku. Tayna e nis këngën me një pjesë në gjuhën spanjolle duke u shprehur: “Esta es mi vida sin tu amor, tú eres mi alma, sin ti perdí mi sol, estoy acostumbrada, mi corazón, dame, dame, dame tu amor”. Nuk e dimë nëse e keni vënë re, por Tayna pëlqen ta përfshijë spanjishten në disa këngë të saj. Kujtojmë edhe këngën “Caliente” të cilën e fillon me fjalët: “Aya yo estoy caliente”. Gjithashtu edhe këngën “Fake” ku shprehet: “Hola, soy la reyna y el rey del rap. Me llamo TAYNA”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037338733673096