INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Me kë do bashkëpunojë? Tayna drejt suksesit ndërkombëtar, ja nga çfarë ka hequr dorë për të arritur deri këtu!

Me kë do bashkëpunojë? Tayna drejt suksesit ndërkombëtar, ja nga çfarë ka hequr dorë për të arritur deri këtu!

Publikuar më: 14:32 23-08-2020

Dy ditë më parë, Tayna publikoi projektin muzikor më të fundit që mban titullin “Qe Qe”. Kënga pati një impakt të mirë tek publiku, e cila brenda 24 orëve arriti të gjenerojë më shumë se 1 milion klikime në Youtube.

Pak kohë më parë, Tayna njoftoi kontratën që kishte firmosur me gjigandin diskografik, Sony Music, një mundësi që i hap rrugën reperes shqiptare drejt suksesit ndërkombëtar. Së fundmi, në një intervistë për mediat në Kosovë, Tayna ka konfirmuar edhe disa projekte me artistë të huaj, emrat e të cilëve preferoi të mbeten surprizë.

“Po kam, vetëm për shkak të pandemisë janë shtyrë. Mezi po pres për t’i nxjerrë dhe me bërë publike gjithçka që po ndodh. Emrat nuk i zbuloj por mbeten me kohën.”, tha reperja, ndërsa komentoi dhe kontratën me Sony Music. “Ata merren me shumë me punën e marketingut në një nivel ndërkombëtar. Mund të vazhdoj të jem e njëjta por me një marketing në një nivel më të lartë.”, shtoi Tayna.

Tayna ka rrëfyer se të qenit e njohur sot i ka kushtuar diçka të vyer, privatësinë! Në këte intervistë të dhënë për Prive, reperja është shprehur se tani që e njohin të gjithë në Kosovë ajo nuk preferon të dalë për kafe me shoqërinë.

Reperja është koshiente që çdo gjë që bën e thotë sot bëhet publike, ndaj dhe i ruhet kësaj gjëje.

Por ka dhe ditë kur Tayna del dhe ka atë lirinë e saj, dhe kjo ndodh më shumë kur është jashtë Kosove, në vendet ku nuk njihet.

“Privatësinë ndoshta, nuk kam shumë se çdo gjë që bëj merret vesh edhe më shumë ruhem edhe nuk dal shumë me shoqnin për shembull ose me pi kafe. Vec jashtë ku smë njeh kurrkush por në Kosovë nuk e preferoj. Ko ka ndryshuar më së shumti”, u shpreh reperja.

Article Logic
Execution time: 0.0027871131896973