INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Është simpatike, e talentuar dhe e suksesshme, por TAYNA nuk di t’i bëjë këto dy gjëra [FOTO]

Është simpatike, e talentuar dhe e suksesshme, por TAYNA nuk di t’i bëjë këto dy gjëra [FOTO]

Publikuar më: 16:35 27-08-2020

Një ndër reperet më të suksesshme shqiptare padyshim është Tayna. Artistja erdhi fuqishëm këtë verë me dy projekte që rezultuan mjaft të suksesshme. “Bass” ishte projekti që publikoi një muaj më parë, ndjekur më pas me “Qe Qe” që doli para disa ditësh.

Ndërkohë, reperja duket se ka gjetur pak kohë për t’u relaksuar pas një periudhe me impenjim. Së fundmi, reperja ka publikuar një foto në rrjete sociale teksa pozon e veshur me bikini dhe ku duket mjaft tërheqëse. “Unë nuk gatuaj, nuk pastroj, por më lejoni t’ju them se mund të marr çfarëdo lloj unaze që dua.”, ka shkruar reperja krahas fotos.

 

Pra, Tayna s'di të gatuajë dhe të pastrojë, ama fotot e bukura "i qan". 

Kujtojmë që Tayna ka firmosur një kontratë dhe me shtëpinë diskografike, Sony Music, ndërkohë që pak ditë më parë reperja konfirmoi duete edhe me disa artistë të huaj, por për shkak të pandemisë janë shtyrë. Ajo nuk preferoi të tregojë emrat, duke lënë gjithçka një surprizë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0044970512390137