INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pa prisni pak! Thuhet se nuk i ka punët mirë me Dafinën, por Tayna nuk flet as me Mozzik?! Ky detaj çudit fansat!

Pa prisni pak! Thuhet se nuk i ka punët mirë me Dafinën, por Tayna nuk flet as me Mozzik?! Ky detaj çudit fansat!

Publikuar më: 15:31 25-08-2020

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se Tayna dhe Dafina nuk i kanë më raportet si më parë dhe marrëdhënia e tyre mund të jetë krisur. Sipas Prive.al shkak është bërë mosmbështetja e tyre ndaj njëra-tjetrës kohëve të fundit. As Dafina dhe as Tayna nuk kanë treguar suport për këngët e reja që kanë nxjerrë.

Madje disa muaj më parë, kur u përfol se dy vajzat do sjellnin një tjetër bashkëpunim me njëra-tjetrën, ky lajm u hodh poshtë në mënyrë kategorike nga menaxheri i Taynës, i cili tha për iconstyle.al se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Nga ana tjetër, e njëjta gjë përflitet se po ndodh dhe në raport me Mozzik. Tayna nuk e ndjek më reperin, edhe pse vetëm 7 muaj më parë publikuan këngën e tyre bashkë. Nga ana e Mozzik, nuk ka asnjë ndryshim pasi ai në Instagram prej kohësh ndjek vetëm llogarinë e vajzës së tij, Hanës.

Çfarë po ndodh realisht pritet ta kuptojmë vetëm në ditët në vijim, nëse ndonjë prej tyre zgjedh të reagojë.

 

80d94591b4e7db7982b6feebea6e037e.939x939x1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941