INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Jeni dakord?! Ja kush është artisti shqiptar më i suksesshëm i VERËS 2020! [FOTO]

Jeni dakord?! Ja kush është artisti shqiptar më i suksesshëm i VERËS 2020! [FOTO]

Publikuar më: 10:35 07-09-2020

Edhe pse ka qenë një periudhë shumë e vështirë, artistët shqiptarë kanë qenë të mobilizuar për të na sjellë hite edhe këtë verë.  Zakonisht ata sezonin e verës e kalojnë sa në një qytet në një tjetër, sa në një klub në një tjetër për të performuar këngët e tyre, por këtë verë ka qenë një situatë krejtësisht tjetër.

Angazhimi i këngëtarëve shqiptarë për të sjellë hite ka qenë shumë i madh, mirëpo këngët e tyre i kemi dëgjuar vetëm në YouTube pasi klubet kanë qenë të mbyllura. Megjithatë kjo nuk do të thotë që këto projekte s'kanë patur sukses.

Ndoshta këtë verë që lamë pas kanë mbizotëruar bashkëpunimet, por me siguri të gjithë jemi në një mendje që artisti më i suksesshëm i verës 2020 ka qenë Mozzik. Prurjet e reja muzikore të tij, e rikthyen fuqishëm në tregun muzikor shqiptar këtë verë.

“Madonna” dhe “PP” e renditën reperin në vendin e parë si ndër artistët në të dëgjuar, por të dëgjuara kanë qenë pothuajse të gjithë këngët e albumit, edhe pse nuk janë realizuar me videoklip. Siç mund ta shihni në këtë foto të publikuar nga Billboard Albania, Mozzik ka qëndruar për 10 javë në vend të parë si artisti më i dëgjuar shqiptar.

deqt.PNG

 

Pra vera ka 12 muaj dhe 10 prej tyre janë dominuar nga Mozzik. Gjithsesi, edhe emra të tjerë kanë patur goxha sukses si Ardian Bujupi, Xhensila Myrtezaj, Azet, Dhurata Dora, Kidda, Tayna, Noizy, Kida, Enca etj, por në "fron" qëndron Mozzik. 

Për ta përforcuar këtë, mjafton të përmendim klikimet, mbi 32 milionë kënga ''PP'' me Kidën, mbi 22 milionë kënga "Madonna".

Article Logic
Execution time: 0.0056099891662598