INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për ditëlindjen e babit, zbulohet foto e parë e vajzës së Mc Kreshës! [FOTO]

Për ditëlindjen e babit, zbulohet foto e parë e vajzës së Mc Kreshës! [FOTO]

Publikuar më: 10:34 08-09-2020

Reperi i njohur, Mc Kresha festoi së fundmi ditëlindjen. Në ditën e tij të veçantë nuk kishte si të mungonte një dhuratë nga Erzina, e cila ka qëlluar në shenjë për atë më idealen.

Miqtë e dyshes kanë publikuar në rrjete sociale një video, ku shihet se Erzina i ka dhuruar një gramafon për të dëgjuar muzikë. Kresha e ka pëlqyer së tepërmi dhuratën e së shoqes, të cilën e ka puthur dhe përqafuar plot dashuri në mes të miqve.

Kujtojmë se kjo është ditëlindja e parë që e ka gjetur reperin baba. Në muajin qershor Erzina solli në jetë një vajzë, të cilën e kanë quajtur Iza.

Mirëpo, nëse ishit kuriozë të shihnit vogëlushen, iconstyle ka siguruar një foto ekskluzive.

 

stajl.jpg

Në foton në fjalë ajo shihet në krahët e të ëmës dhe është ende kaq e vogël, prandaj duhet të presim më shumë për të parë portretin e plotë të Izës, emri i së cilës ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033259391784668