INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pse MC Kreshës dhe Lyrical Son-it nuk i’u ka ikur vakti…[VIDEO]

Pse MC Kreshës dhe Lyrical Son-it nuk i’u ka ikur vakti…[VIDEO]

Publikuar më: 12:06 25-07-2020

“Kur kom bo une ragga dance

Ti ke thon ky o prej marsi

E tash do kalamenj

po menojn em ka ik vakti”.

Nga fraza “po menojn em ka ik vakti” u inspiruam pak që të bëjmë një shkrim për dy ndër reperët më të njohur në muzikën shqiptare, Mc Kresha dhe Lyrical Son. Sigurisht që pëlqimi për një artist të caktuar është subjektiv, por e themi me plot gojën që Mc Kresha dhe Lyrical Son nuk kanë të sharë.

Ata janë prej vitesh pjesë e tregut muzikor shqiptar dhe jo vetëm që i kanë mbizotëruar atij, por kanë qëndruar në maje të klasifikimeve. Ndoshta ajo çfarë i karakterizon më së shumti është fakti i të qënurit mjaft origjinal, por sigurisht që prodhojmë muzikë që publiku i do shumë.

Kur themi muzikë, e kemi fjalën për çdo disiplinë muzikore, sepse me siguri mund t’i keni dëgjuar edhe duke kënduar në forma të ndryshme. Për t’ua bërë më të thjeshtë këtë, do ju përmendim disa këngë: “MC Kresha- Era”, “Fifi ft. Mc Kresha - Psikopatja jote”, “Lyrical Son - Pse t'fola”, “Lyrical Son ft. Noizy - Po sillna”, “Lyrical Son x Lav'da x Mc Kresha – Amore”, dhe shumë të tjera, por qershia mbi tortë është kjo video:

Me disa pika, po ju tregojmë pse këta dy artistët janë ndër më të mirët dhe më të talentuarit ku ka dëgjues shqiptarë.

1-Tekstet e tyre nuk janë me Ferrari, Lamborghini, Rolexa, por ju bëjnë që ta dëgjoni këngën me “lyrics” sepse janë shumë te thella, madje ju bëjnë të kërkoni në “google” për terma të caktuar. Mbi të gjitha, ata kanë shumë tekst dhe jo fjalë të përsëritura.

Në këngën Beirut ata thonë: “S'po m'vyn Rolex-i, e kqyri orën n'telefon”. Në këngën e fundit “Ajo po Don”, ka pak tekst +18, por ata e kanë moderuar deri në pikën që në dëgjim të parë nuk kuptohet. Megjithatë në këtë këngë nuk mungojnë edhe emrat e njohur që kanë bërë historinë e Shqipërisë, pasi për t’ju treguar të tjerëve që Lyricali është abetarja e muzikës Hip Hop, ka përmendur Naum Veqilharxhin, rilindasi që bëri alfabetin shqip me 30 shkronja.

Ndërsa talentin për tekst e kanë shkrirë në këngën “Semafori”, ku përmendin filma të njohur dhe yje të futbollit si Ismet Munishi, ai argjentinas Maradona dhe superylli i basketbollit, James Harden.

forrest.png

 

Më pas MC Kresha vazhdon manovrimin nëpër repturë duke përmendur edhe ikonën e boksit Muhamed Aliun, në krahasim me vështirësitë nga fillimi i karrierës dhe rrugës për të arritur ku është sot. Pra si për të na treguar që shqiptarët kanë vuajtur shumë jashtë trojeve për të qenë të suksesshëm, shkruan inlife.al

Se sa shumë është pëlqyer kjo këngë, mjafton të shihni se si e këndon publiku në koncerte.

2-MC Kresha dhe Lyrical Son janë kthyer në profesora për disa artistë të njohur

Prej disa vitesh tashmë ata kanë krijuan labelin e tyre PINT, pjesë e të cilit janë shumë artistë të rinj e të talentuar si Lluni, Blleki, Semiautomatik, Erno, Kreshnique, Ns etj.

Ata jo vetëm që i kanë bërë pjesë të labelit të tyre, por i’u kanë dhënë një dorë sepse kanë realizuar disa bashkëpunime me ta, madje këta artistë të rinj nuk kanë reshtur së falenderuari Mc Kreshën dhe Lyricalin për këtë suport.

3- Koncertet e tyre janë gjithmonë plot e përplot

Ata kanë miliona klikime në YouTube, por në një intervistë janë shprehur se klikimet e tyre janë njerëzit që vijnë në koncerte dhe të themi të drejtën janë të shumtë. Madje Lyrical Son është shprehur në një intervistë tjetër “ne nuk kemi fansa, por specialista”.

 

E bukura e koncerteve të Festimit dhe Kreshnikut është pikërisht momenti kur fiket muzika dhe mikrofoni i tyre drejtohet nga fansat, të cilët këndojnë nga fillimi i shfaqjes deri në fund.

4- Nuk bëjnë disse, por bëjnë art

E kemi të vështirë të gjejmë një këngë të tyre që është DISS për ndonjë artist të caktuar, për të mos thënë e pamundur. Ata numërojnë shumë bashkëpunime në repertorin e tyre muzikor, gjë që tregon kjo se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me artistët e tjerë të estradës. Pra si në projekte solo, ashtu edhe në bashkëpunime, këngët e Mc Kreshës dhe Lyrical Sonit kthehen në hite.

5-Janë shokë për kokë

Njihen që nga viti 2000 dhe mbi 20 vite shokë nuk janë pak. Të gjithë do e donim një shoqëri të tillë, e cila është për t’u admiruar. Atai shohim shpesh bashkë në koncerte muzikore, projekte por edhe në ambiente të tjera si miq, shkruan inlife.al

Artistët kanë treguar shumë herë se e vlerësojnë njëri-tjetrin dhe nuk mund ti ndajë asgjë, as paraja. Madje kur Mc Kresha u pyet në një intervistë nëse do zgjidhte kolegun e tij Lyrical Son apo 1 milion euro, ai u përgjigj:

“1 miliard euro dhe nuk e ndërroj. Festimin. Me Festimin i kemi bërë moti 1 milionë euro. Leku nuk vlen sa Festimi.”.

 

Mund të kemi harruar shumë gjëra rreth tyre sepse duhet shumë për të shkruar për ta, por për ta mbyllur këtë shkrim duhet të theksojmë që: “Mc Kreshës dhe Lyricalit jo vetëm që nuk i’u ka ikur vakti, por duhet t’i falenderojmë për këngët e bukura që na dhurojnë”./INLIFE.AL

Article Logic
Execution time: 0.0041408538818359