INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e radhës, Meta apel opozitës…

Protesta e radhës, Meta apel opozitës…

Publikuar më: 11:31 25-05-2019

Këtë të shtunë opozita pritet të organizojë një tjetër protest kombëtare para kryeministrisë.

Dhe kur na ndajnë disa orë para nisjes së saj presidenti Meta bën thirrje që protesta të jetë paqësore.

Kreu i Shtetit shprehet se mbarëvajtja e saj është përgjegjësi e organizuesve dhe se duhet kujdesur për imazhin e vendit.

“Si President i Republikës kam qenë dhe jam i bindur se është më mirë që shqiptarët të protestojnë për të drejtat e tyre dhe të kërkojnë një Shqipëri më të mirë dhe gjithëpërfshirëse, se sa të largohen nga vendi.

Në protestat e mëparshme, pavarësisht nga përkrahja qytetare, janë vërejtur disa akte dhune të papranueshme, ndaj dua t’ju kujtoj se drejtësia e kauzës tuaj, nuk duhet të cënohet nga veprime të papërmbajtura të individëve të caktuar.Është përgjegjësi e udhëheqësve të Opozitës së Bashkuar për mbarëvajtjen e protestave ku ata ftojnë qytetarët të marrin pjesë.

Protestat e vazhdueshme të opozitës kanë pasur vëmendjen dhe janë transmetuar nga mediat më të njohura botërore, por imazhet tërësisht paqësore të protestës suaj do t’i shërbejnë më mirë të ardhmes europiane të Shqipërisë” thuhet ndër të tjera në qëndrimin e Presidentit.

Article Logic
Execution time: 0.0022299289703369