INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama asnjë tërheqje, 'Nga manifestimet nuk preket shumica qeverisëse'

Rama asnjë tërheqje, 'Nga manifestimet nuk preket shumica qeverisëse'

Publikuar më: 13:25 14-05-2019

Kryeministri Edi Rama një ditë pas protestës-marshim të opozitës e ka theksuar edhe një herë se nga manifestimet nuk preket shumica qeveriëse.“Nuk më impresionin që dje ra numri i bombave molotov dhe ndryshoi formula e goditjes me zjarr ndaj institucioneve. Goditjet e djeshme përsëri rrezikuan jetën e uniformave blu, krijuan disa plagë për disa prej tyre dhe mbi të gjitha e djeshmja ishte një zhiro në boshllëkun e dëshpërimit të atyre që janë vetëpërjashuar nga zgjedhjet. Këtu vlen të përsritet që as më qëndime, as me marshime nuk zëvendësohet dhe as nuk rrëzohet qeveria, e aq më pak bombat molotov apo fishekzjarre. Gjithçka tjetër preket e ndryshon për keq, vetëm shumica qeverisëse nuk preket”, tha ai.

Rama e lë ftesën të hapur për dialog me opozitën por pa shkelur Kushtetutën. “Nuk kam nevojë as për gjermanë, amerikanë, holandez, francezë, anglezë, as norvegjezë për tu ulur dhe për të dialoguar, personalisht, e kam thënë e përsëris që dialogu është i pa tjetërsueshëm i pazëvendësueshëm  në procesin e bashkëjetesës politike në një vend normal dhe një shoqëri që bazohet në zgjedhjet e saj te vota”, tha Rama duke shtuar se, “Qeveria buron nga zgjedhjet dhe nga votat në Kuvend, qeveria nuk prodhohet me protesta dhe nuk zëvendsohet me llum”.

Vijon…

Article Logic
Execution time: 0.0034799575805664