INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza në vend/ Presidenti Meta: Ja çfarë kam biseduar me Ramën

Kriza në vend/ Presidenti Meta: Ja çfarë kam biseduar me Ramën

Publikuar më: 09:25 11-05-2019

Opozita do të zhvillojë sot protestën e katërt kombëtare para Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta shprehet se mungesa e dialogut të brendshëm politik cënon procesin e negociatave.

Ai thotë se ka folur me kryeministrin për rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën.

“Kam komunikuar në vazhdimësi me Kryeministrin apo ish-ministrin e Jashtëm për rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën në mënyrë të vazhdueshme dhe për domosdoshmërinë për të demonstruar se procesi i integrimit europian është një përgjegjësi e përbashkët dhe për ta konkretizuar me veprime të përbashkëta që menjëherë pas vendimit të Këshillit në qershorin e kaluar për të rivlerësuar çeljen e negociatave pas një viti.

Më vjen keq të them se mungesa e dialogut të brendshëm politik jo vetëm që cënon seriozisht këtë mundësi por edhe ka sjellë këtë situatë të përgjithshme jo funksionale të drejtësisë, sidomos mungesa e gjykatës Kushtetuese ka qenë një problem i madh dhe vazhdon të mbetet”, deklaroi Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0083370208740234