INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, mister skenari, rrugët që bllokohen

Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë, mister skenari, rrugët që bllokohen

Publikuar më: 09:16 11-05-2019

Ditën e sotme partitë opozitare jashtë Kuvendit të udhëhequra nga PD-ja dhe LSI do të mbajnë protestën e tyre të katërt në orën 18:30 të pasdites.

Tubimi do të zhvillohet në sheshin para Kryeministrisë, ndërsa nuk dihen skenarët si do të vijojë dhe kur do të përfundojë.

Për këtë protestë opozita prej disa kohësh ka bërë thirrje për simpatizantët e tyre në rrethe që të mblidhen për të rrëzuar Ramën nga qeveria.

Në lidhje me këtë protestë ka reaguar edhe Ambasada Amerikane në Tiranë ku në një mesazh të publikuar bënte thirrje që çdokush që merr pjesë të distancohet nga dhuna dhe çdo thirrje për dhunë.

Ashtu si në protestat e kaluara edhe sot policia ka marrë masat për të shmangur incidentet.

Pjesë e masave të policisë është edhe bllokimi i qarkullimit në rrugën 'Ismail Qemali', 'Ibrahim Rugova' lidhje me bulevardin, ura e Lanës nga ministria e Brendshme deri tek Presidenca aty ku do të ndalohet dhe parkimi i mjeteve.

Article Logic
Execution time: 0.0024619102478027