INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
La jetimë tre fëmijë, kush është majori shqiptar që humbi jetën në Letoni

La jetimë tre fëmijë, kush është majori shqiptar që humbi jetën në Letoni

Publikuar më: 08:28 11-05-2019

Ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit nëntetarja Zarife Hasanaj dhe si për ironi të fatit, po në këtë ditë zie kombëtare humbi jetën edhe ushtaraku i dytë shqiptar në Letoni.

Major Klodian Tanushi ndërroi jetë në një spital të Letoni pas plagëve të rënda të marra pas shpërthimit të minës.

Ai ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve, ku më i vogli prej tyre 1 vjeç e gjysmë.

Kush ishte major Tanushi?
Major Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.

Në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.

Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.

Article Logic
Execution time: 0.0031630992889404