INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Anketa për të rinjtë: 50 % e tyre të zhgënjyer nga politika, refuzojnë të votojnë  [VIDEO]

KafeIN/Anketa për të rinjtë: 50 % e tyre të zhgënjyer nga politika, refuzojnë të votojnë [VIDEO]

Publikuar më: 13:23 14-05-2019

Të rinjtë shqiptarë janë të zhgënjyer nga politika.
I ftuar në emisionin “KafeIN” zv/presidenti i Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë, Banson Begaj tha se në një anketë të Rrjetit Kombëtar për të rinjtë në Shqipëri, rezultoi se 62 % e tyre kanë deklaruar se janë zhgënjyer dhe 50 % e tyre thanë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje.
“Anketa u zhvillua në 12 qarqe të Shqipërisë ku u anketuan më shumë se 600 të rinj përmes takimeve dhe 600 të tjerë e plotësuan anketën online.
Të rinjtë kanë probleme të shumta në vendin tonë. 62 % e tyre u shprehën se nuk kanë besim te partitë politike.
80 % e të rinjve e shohin problem kryesor papunësinë, por dhe mungesën e arsimimit, niveli i varfërisë cka i bën ata mosbesues”, u shpreh Begaj.
I pyetur për protestën e studentëve ku të rinjtë paraqitën kërkesat e tyre, zv/presidenti i Rrjetit kombëtar për të rinjtë, tha se shumë prej pikave që ata kërkuan të realizohen, s’janë marrë parasysh, mes të cilave rritja e GDP për arsimin.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

 

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559