INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Njihuni me qytetin e të vdekurve, zotër janë skeletët e mbetur nga historia [FOTO]

Njihuni me qytetin e të vdekurve, zotër janë skeletët e mbetur nga historia [FOTO]

Publikuar më: 13:28 14-05-2019

Këto foto të frikshme tregojnë thellësitë e një varri të shekullit të 16-të që tashmë është i hapur për publikun dhe të gjithë ata që janë guximtarë mund të qëndrojnë ballë për ballë me kufomat.

Katakombet Capuchin në Sicili në Itali mbajnë 8,000 kufoma, si dhe rreth 1,252 mumie.Në 1599 murgjit në zonën e Palermo të Sicilisë thuhet se kanë mbajtur si mumje, një prift të quajtur Silvestro i Gubbio, duke e vendosur atë në katakomb.

Ekspozita me katakombe u ndalua në vitin 1920 por tashmë muzeu është hapur nga murgjit e zonës.

Sidoqoftë, turistët janë të ndaluar të depërtojnë në thellësi, tek varrezat nëntokësore.

Pamjet nga brenda varreve tregojnë ndryshimin e shkallëve të dekompozimit të mumjeve. Disa ende kishin dhëmbë, flokë dhe lëkurë, ndërsa të tjerë duket se po copëtohen.

Një tjetër foto e frikshme  tregon një fëmijë të vogël të mbështjellë me një shall me një hark të artë në krye të kokës.

Për të siguruar një vend në varre, ata që dëshironin të varroseshin, do të duhej të kërkonin një hapësirë para se të vdisnin.

Thuhet se ka qenë një shenjë e statusit që është shfaqur dhe tek trupat. Ata do të kishin një vend në varre për aq kohë sa familja paguante.

Mumifikimi është një traditë e lashtë për ata që jetojnë në Sicili, dhe katakombet janë shembulli kryesor i kësaj.

Për shkak të fushave të  ndryshme të interesit dhe historisë, rajonit italian i është kërkuar të krijojë një laborator kërkimor në mënyrë specifike në praktikën e mumifikimit.

7.PNG

6.PNG

5.PNG

4.PNG

3.PNG

1.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771