INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Misteri në Gjermani, zbulohen edhe dy trupa, të vrarë me shigjeta harku

Misteri në Gjermani, zbulohen edhe dy trupa, të vrarë me shigjeta harku

Publikuar më: 14:04 14-05-2019

Shtohet tmerri dhe misteri në Gjermani. Mediat raportojnë se policia gjermane ka gjetur edhe dy trupa të pajetë në një banesë 650 km larg hotelit bavarez, ku një ditë më parë u gjetën tre persona të vrarë nga shigjeta harku.

Dy personat e gjetur e kishin të ngulur shigjetën njëra në kraharor dhe tjetra në qafë.

Trupat e pajetë u përkasin dy femrave, ndërsa u hasën kur autoritetet gjermane po hetonin vdekjen e një burri dhe dy grave të cilat mistershëm u gjetën dje të vrara nga goditjet e shigjetave.

Banesa në Wittingen ishte marrë nga një grua 30-vjeçare, e cila ishte një nga viktimat e gjetur në dhomën e hotelit.

Autoritetet theksuan se nuk është e qartë se cila ishte marrëdhënia e tyre dhe nuk dihet çfarë ndodhi brenda dhomës së hotelit ose se si vdiqën 5 personat.

Prokurorët kanë urdhëruar një autopsi dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen që tronditi vendin.

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598