INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Emergjenca e Europës, 1 milion vakanca për mjek. Nuk është vetëm Gjermania...

Emergjenca e Europës, 1 milion vakanca për mjek. Nuk është vetëm Gjermania...

Publikuar më: 10:51 13-05-2019

Në mënyrë masive mjekët dhe infermierët shqiptarë kanë zgjedhur që të ikin në Gjermani për të ushtruar profesionin e tyre. Por ky vend nuk është i vetmi me kërkesa të larta për mjekë pasi në Europë janë 1 milion vende vakante për profesionet e mjekësisë. 

Në 2012 Komisioni Europian kishte evidentuar emergjencën për profesionet e mjekësisë dhe faktin se deri në vitin 2020 do të jenë 230 mijë vende vakante për mjekë, 150 mijë vende vakante për dentistë, farmacistë dhe fizioterapistë dhe 590 mijë për infermierë.

Në Gjermani, nga Komisioni Evropian është llogaritur një boshllëk prej 45,000 mjekësh deri në vitin 2020, i cili duhet të rritet deri në 165,000 në vitin 2030. Spanja një deficit prej 14% të specialistëve mjekësorë, sidomos në anestezi, ortopedi dhe traumatologji, kirurgji, pediatri dhe urologji. Në Finlandë nuk mund të gjenden më shumë se 200,000 dentistë, ndërsa në Francë, ku ka pasur një rënie prej 10% të mjekëve gjatë dhjetë viteve të fundit, mungesa ka të bëjë me specialistë në obstetrikë dhe gjinekologji.

Në Itali sipas një sondazh të kohëve të fundit deri në vitin 2018 hendeku mjekësor ishte 10 mijë profesionistë dhe në vitin 2025, shifra prej 16.000 do të tejkalohet: kryesisht mjekë të përgjithshëm, psikiatër, pediatër dhe kirurg. Edhe në Britaninë e Madhe ka mjaftë boshllëqe. 35 profesione shëndetësore janë anketuar me mungesa serioze të stafit dhe për vite të tëra e për këtë arsyje shteti rekruton personel nga jashtë kufijve. 

Këto kërkesa të larta për mjek kanë ardhur si shkak i rritjes së jetëgjatësisë dhe me faktin se shumë prej mjekëve që dalin në pension nuk zëvendësohen në vendet e Europës pasi mungojnë të rinj të arsimuar në këtë fushë.

Vendet vakante sipas specializimeve deri më 2020
-230 mijë vende vakante për mjekë
-150 mijë vende vakante për dentistë, farmacistë dhe fizioterapistë
-590 mijë për infermierë

Vakancat sipas shteteve
-Itali, 16.000 deri në vitin 2025
-Gjermani, 45,000 mjekë deri në vitin 2020
-Spanja, 14 % specialistë
-Finlandë, 200,000 dentistë

Article Logic
Execution time: 0.0035710334777832