INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të bashkohen Shqipëria dhe Kosova..., Rama flet për televizionin serb

A do të bashkohen Shqipëria dhe Kosova..., Rama flet për televizionin serb

Publikuar më: 09:42 13-05-2019

“Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë janë vëllezër që tani jetojnë në dy vende të ndryshme dhe që duhet të bashkohen”.

Idetë  për kufijtë në Ballkan, rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe dialogun Kosovë-Serbi, kryeministri  Edi Rama i bëri të njohura në një intervistë për televizionin serb “Pink”.

Ai ka sqaruar idenë e tij se pse duhet realizuar bashkimi i Shqipërisë me Kosovën. Kreu i ekzekutivit i ka cilësuar dy popujt si të ngjashëm që jetojnë në territore të ndryshme.
Ai u shpreh se kjo nuk nënkupton përmbushjen e “Shqipërisë së Madhe”, por të pakufizuar të gjithë popujt e rajonit mund të arrijnë më shumë.

“Nuk duam kufij me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë apo Serbinë. Duhet të krijojmë një hapësirë ndryshe ku të jetohet njësoj si në Bashkimin Europian, pa kufij, për të forcuar raportet tregtare, kulturore dhe gjithçka tjetër.”

Sipas Ramës, Serbia duhet të përballet me realitetin dhe të pranojë se Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë.

Ai tha se shqiptarët dhe serbët mund të bëjnë për Ballkanin atë çfarë Franca dhe Gjermania bënë për Europën.

Shefi i qeverisë u pyet dhe për taksën që Prishtina po aplikon ndaj Beogradit. Ai e konsideroi atë një “klithmë politike” e cila duhet pezulluar përkohësisht për interes të dialogut, por sërish kundërshtoi akuzat e homologut të tij në Kosovë, Ramush Haradinaj, se ka pasur presion.

Ai u shpreh optimist që dialogu mes palëve do të avancojë më tepër pas takimit të ndërmjetësuar në Francë në muajin korrik.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036849975585938