INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shqipëria sa afër apo larg plotësimit të të drejtave të njeriut? Zbulohet së shpejti...

Shqipëria sa afër apo larg plotësimit të të drejtave të njeriut? Zbulohet së shpejti...

Publikuar më: 14:08 01-05-2019

Plotësimi i të drejtave të njeriut mes të tjerash është një nga parakushtet që vendi ynë të jetë pjesë e BE-së. Por nga shumë raporte rezulton që kategori të ndryshme ende përballen me cenim të drejtash. Veç BE-së, interes për plotësimin e të drejtave të humanëve ka dhe OKB dhe herë pas here kryen vlerësime për vendet anëtare. Se si është aktualisht situata në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut në vendin tonë, do ta mësojmë shumë shpejt, në datën 6 maj. Grupi i Punës së Rishikimit Periodik Universal i Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut do të shqyrtojë për herë të tretë të dhënat e Shqipërisë. Madje kushdo mund ta ndjekë takimin që do të zhvillohet në Gjenevë në një transmetim të drejtpërdrejtë në webcast live.

Dokumentet mbi të cilët bazohen konkluzionet mbi plotësimin e të drejtave të njeriut janë disa raporte:

-Raportin kombëtar, që ka në bazë informacione që ofrohet nga shteti subjekt i rishikimit.
-Informacionet që përmbajnë raportet e ekspertëve dhe grupeve të të drejtave të njeriut, të cilat njihen si Procedurat e Veçanta, organet e traktateve të të drejtave të njeriut dhe subjekte të tjera të OKB-së.
-Informacione të ofruara nga aktorët e tjerë, duke përfshirë institucionet vendase të të drejtave të njeriut, organizatat rajonale dhe grupet e shoqërisë civile.

Për ata që nuk kanë informacion të plotë, Rishikimi Periodik Universal është një proces unik që përfshin rishikimin periodik të të dhënave në lidhje me të drejtat e njeriut të 193 shteteve anëtare të OKB-së. Shtetet në takimet e majit që do zgjasin të paktën dy javë, do të bëjnë të ditura hapat që kanë ndërmarrë për të zbatuar rekomandimet e mëparshme, të cilat kanë marrë angazhimin t’i zbatojnë, por dhe të bëjnë publike zhvillimet e fundit në lidhje me të drejtat e njeriut në vend.
Mësohet se Delegacioni i Shqipërisë do të kryesohet nga Znj. Artemis Dralo, Zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ndërsa rolin e raportuesve do ta luajnë tre përfaqësues nga Çekia, Filipinet dhe Senegali. Seanca do të transmetohet në webcast në http://webtv.un.org. Më tej Grupi i Punës UPR pritet të miratojë rekomandimet për Shqipërinë më 10 maj.

Article Logic
Execution time: 0.00319504737854