INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ardhmja e ekonomisë shqiptare! OKB më optimiste se Banka Botërore

E ardhmja e ekonomisë shqiptare! OKB më optimiste se Banka Botërore

Publikuar më: 13:07 22-01-2019

Organizata e Kombeve të Bashkuara duket shumë optimiste për rritjen ekonomike të Shqipërisë. Në raportin më të fundit të situatës ekonomike si dhe perspektivën për 2019, OKB parashikon se ajo do të rritet këtë vit me një normë në 4%.

Vetëm pak ditë më parë, Banka Botërore, projektoi një normë rritje jo më të lartë se 3.6% për këtë vit. Sa i përket vitit të ardhshëm, ashtu si Banka Botërore, edhe OKB projekton një ngadalësim të ndjeshëm të ekonomisë, paçka se me një hap më të vogël. Projeksionet për 2020 flasin për 3.8% rritje, nga 3.6% që projekton Banka Botërore. Edhe sa i përket vitit, që sapo lamë pas, projeksionet e OKB ishin më optimistet, pasi flasnin për 4.2% rritje ekonomike, nga 4% që vlerësonte Banka Botërore.
Në projeksionet më të fundit të OKB rezulton se, Shqipëria do të jetë ekonomia me rritjen më të shpejtë në rajon për këtë vit. Por, në këtë analizë nuk bën pjesë Kosova, që nuk është pranuar si anëtare dhe që nga ana tjetër është ekonomia me rritjen më të shpejtë në rajon. Sa i përket normës së inflacionit, OKB projekton një rimëkëmbje mjaft të lehtë, në vetëm 2.4% këtë vit. Raporti flet edhe për progresin e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar sidomos në drejtim të papunësisë rekord të ulët si dhe të konsolidimit fiskal.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719