INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Flet ambasadori gjerman në OKB, ndryshimet e kufijve të rrezikshme

Flet ambasadori gjerman në OKB, ndryshimet e kufijve të rrezikshme

Publikuar më: 16:23 08-02-2019

Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit ka thënë se ndryshimet e kufijve në Ballkan, janë ide të rrezikshme.

Duke folur për zgjidhjen finale mes dy shteteve, Heusgen, i cili ka qene per 10 vite këshilltari i Kancelares Merkel, per politiken e jashtme, tha se marrëveshja finale nuk duhet të përfshijë kufijtë në Ballkan.
“Asnjë marrëveshje në Bruksel nuk flet për ndryshimin e kufijve, ne në Gjermani mendojmë se këto ide nuk i kontribuojmë zgjidhjes. Këto përpjekje janë të rrezikshme dhe e destabilizojnë regjionin”, ka thënë ambasadori gjerman në OKB, shkruan Telegrafi.
Ai ka kritikuar shtetin serb për lobimin kundër Kosovës, duke thënë se në këtë formë po tregojnë se nuk e duan anëtarësimin në BE.
Ndërsa, Heusgen vendimin e Gjykatës Ndëkombëtare të Drejtësisë e vlerësoi si të drejtë.
“Ju po e goditni vetën me këmbën tuaj, duke lobuar që vendet të tërheqin njohjen e Kosovës. Unë kam menduar se Serbia dëshiron anëtarësimin në BE”, deklaroi ambasadori gjerman.
Ai në fund kërkoi që vendimi për taksën të tërhiqet, pasi i kontribuon zhvillimit ekonomik në Ballkan.

Article Logic
Execution time: 0.0033528804779053