INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Qytetet lundruese, zgjidhja për t’iu përshtatur ndryshimeve të klimës,OKB: Ja si do të dukeshin [VIDEO]

Publikuar më: 14:27 07-04-2019

Keni menduar ndonjëherë një qytet që udhëton, ndoshta e keni ëndërruar. Dhe ndoshta do të jetë realitet të jetosh duke lundruar.

Janë pikërisht Kombet e Bashkuara të cilat janë duke eksploruar mundësinë e ndërtimit të qyteteve lundruese, ndërsa bota vazhdon të gjejë alternativa për të frenuar rritjen e niveleve të detit.

Nëntëdhjetë për qind e qyteteve më të mëdha të botës janë të lehtësisht të cënueshme nga përmbytjet, ndërsa për shkak të ngrohjes globale akullnajat shkrihen dhe detet rrisin nivelet e tyre të ujrave.

Një projekt i mbështetur nga OKB do të studiojë perspektivën futuriste të platformave modulare të lidhura me sipërfaqen e detit, e cila mund të lidhet në një rrjet për të strehuar komunitetet në majat e oqeaneve.

Sipas ekspertëve përballë kushteve atmosferike qytetet lundruese mund të jenë një alternativë shumë efikase.

Brenda pak muajsh synohet të ndërtohet një prototip i cili mund të shihet nga publiku dhe do të jetë pranë se selisë së OKB-së.

Vizioni për qytetet lundruese ka ngritur dyshime se mund të devijohet vëmendja nga trajtimi i shkaqeve të ndryshimeve klimatike, të cilat duke rritur nivelet e detit kërcënojnë komunitetet bregdetare të ulëta me stuhi dhe përmbytje.

Disa kanë paralajmëruar gjithashtu se qytetet mund të përfundojnë vetëm për super të pasurit .

Por Koncepti qyteteve lundruese ka nxitur kërkime të avancuara në menaxhimin e ujit, inxhinierinë e oqeanit dhe bujqësinë që mund të prodhojnë qytete lundruese të cilat janë të vetë-mjaftueshme dhe të sigurta nga moti ekstrem si stuhitë.

Megjithatë tashmë cdo gjë i përket së ardhmes dhe pse jo të mos besohet tek qytetet lundruese.

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545