INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryemadhi në Cërrik: Të mos harrojmë bujqësinë, mban peshën kryesore të ekonomisë

Kryemadhi në Cërrik: Të mos harrojmë bujqësinë, mban peshën kryesore të ekonomisë

Publikuar më: 14:16 07-04-2019

Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi ishte në Bashkinë e Cerrikut ku zhvilloi takime me fermerë te kësaj zone. Kryemadhi u njoh nga afër me problematikat e shumta qe hasin fermerët sot, për te cilat tha se ata ndihen te papërkrahur dhe te pashpresë.

Kryetarja e LSI tha se subvencionet janë zero për fermerët, ndërsa theksoi domosdoshmërinë për te mos harruar fermerët, për te mos harruar bujqësinë shqiptare, si sektori qe mban barrën kryesore te ekonomisë shqiptare.

“Sot ishim përsëri në takim me fermerë dhe banorë të Bashkisë së Cërrikut, të cilët kanë problem shumë të madh përsa i përket prodhimeve të tyre në sera dhe në pemëtari. Ndihen të pashpresë, ndihen të papërkrahur, ndihen dhe të vetmuar në të gjithë angazhimin e tyre dhe në iniciativën e tyre që duan të bëjnë diçka për familjet e tyre.

Mos të harrojmë që 20% e GDP-së, vjen si rezultat i bujqësisë shqiptare dhe subvencioni që vjen nga shteti nuk është as 0.7% e Buxhetit të Shtetit në ndihmë të fermerëve dhe të blegtorëve.Çmimet janë shumë të larta për plasmasin, për hekurin. Ku ata paguajnë fatura shumë të larta të energjisë elektrike, për pompat e ujit, apo fatura të larta të ujit për vaditje.

Prandaj është e domosdoshme për të mos i harruar fermerët, për të mos harruar bujqësinë shqiptare, sepse bujqësia shqiptare është ajo që mban barrën kryesore të ekonomisë shqiptare”, u shpreh Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.003568172454834