INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSBE me deklaratë të fortë para protestës së opozitës: Përmendja e derdhjes së gjakut…

OSBE me deklaratë të fortë para protestës së opozitës: Përmendja e derdhjes së gjakut…

Publikuar më: 12:33 25-05-2019

OSBE ka bërë apel para protestës së sotme kombëtare të opozitës se duke thënë se hedhja e gurëve dhe shashkave është e papranueshme.

Ndërsa kërkoi nga drejtuesit e protestës të jenë të përmbajtur.

“Koktejet e molotovit, hedhja e gurëve dhe e shashkave janë të paligjshme, reagimi i tepruar i forcave të rendit nuk mund të pranohet.

I nxitim pjesëmarrësit dhe drejtuesit e protestës së sotme të jenë të përmbajtur. Përmendja e derdhjes së gjakut, pak ditë përpara një proteste publike, është e papërputhshme me demokracinë moderne dhe me protestat demokratike,”-tha OSBE.

Opozita pritet të protestojë këtë të shtunë në orën 19:00 para Kryeministrisë.

Article Logic
Execution time: 0.0029380321502686