INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta me Presidentin e OSBE, ‘Shqipëria duhet të reflektojë’

Meta me Presidentin e OSBE, ‘Shqipëria duhet të reflektojë’

Publikuar më: 10:41 09-04-2019

Presidenti Ilir Meta është takuar me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella, takim të cilin e ka quajtur shumë konstruktiv.

Në faqen e tij në facebook Meta thekson se, “Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE”. “Takim shumë konstruktiv me Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, Roberto Montella. Kryesimi i Rradhës i OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020 është përgjegjësi dhe arritje e madhe. Shqipëria duhet të reflektojë dhe përfaqësojë vlerat dhe parimet më të mira të OSBE. Kemi besim tek mbështetja dhe bashkëpunimi i Asamblesë Parlamentare të OSBE”, shkruan kreu i shtetit. 

Article Logic
Execution time: 0.0033760070800781