INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Si të gjesh lumturinë, mjafton 12 minuta mirësjellje, eksperimenti me studentët…

Si të gjesh lumturinë, mjafton 12 minuta mirësjellje, eksperimenti me studentët…

Publikuar më: 11:48 09-04-2019

A ka një recetë për të gjetur lumturinë? Një ecje e lehtë, pak shopping të gjithë me siguri e kanë në mënyrë sesi të dalin nga stresi i përditshëm dhe të ndihen mirë me veten.

Për të forcuar lumturinë apo për të ndihmuar ata që ende nuk e kanë gjetur një mënyrë ekziston edhe një metodë shumë e thjesht.

Disa psikologë amerikanë sugjerojnë  që të mos përqëndrohemi vetëm tek vetja por të përpiqemi të bëjmë dicka për të tjetët. Sipas tyre mjafton të tregohemi të sjellshëm vetëm 12 minuta dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në humorin tonë duke bërë që të ndihemi më të lumtur.

Ekspertët shprehen se është një mënyrë shumë e thjesht e cila nuk kërkon shumë kohë.

Në kërkimin e realizuar u vërtetua se duke qënë të sjellshëm me të tjerrt reduktohet ankthi dhe rritet ndjenja e lumturisë. Specialistët amerikanë morën në analizë 496 studentë të cilëve iu kërkua të bënin një shëtitje në korridoret e universitetit. Ata u ndanë në disa grupe.

Grupit të parë iu kërkua të përqëdrohen në mendime të mira, dhe teksa takonin njerëzit  duhet të dëshironin lumturinë pë rata që kishin përballë. Grupit të dytë  iu kërkua të ndanin me njerëzit që takonin frikërat.  Një tjetër gruoi iu kërkua të merreshin vetëm me detajet estetike pa gjykuar ata që takonin.

Më pas studentët plotësuan një sondazh për të monitoruar ankthin, lumturinë, kënaqësinë.

Pas analizës u pa se ata që kishin mendime pozitive ndaj të tjerëve dhe ishin të sjellshëm ndiheshin më të lumtur më të kënaqur dhe më pak stres. Kërkuesit u ndalën edhe tek personaliteti i secilit student nëse mund të ndikonte tek rezultatet. 

Ata zbuluan se karakteri i tyre nuk luajti ndonjë rol në përfitimin e sjelljeve të ndryshme.

Article Logic
Execution time: 0.0039169788360596