INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mesazhi i Alberto Cutillo, kriza politike po tremb investitorët, mazhoranca të bëjë hapa pas

Mesazhi i Alberto Cutillo, kriza politike po tremb investitorët, mazhoranca të bëjë hapa pas

Publikuar më: 12:12 09-04-2019

Situata politikë është komentuar dhe nga Ambasadori Italian në vendin tonë Alberto Cutillo. Ai mendon se mazhoranca duhet të bëjë një hap pas, pasi kriza politike po dëmton ekonominë dhe po tremb investitorët e huaj.
“Kriza politike mund të ndikojë në vendimin e Brukselit për negociatat, prandaj duhet që të ketë një reagim të menjëhershëm. Zgjatja e pasigurisë politike nuk është në të mirë të vendit, dhe as të ekonomisë së tij. Mazhoranca duhet të bëjë një hapa pas dhe të arrijë një dialog politik, pasi është përgjegjësia e tyre për atë që ndodh në vend. Që të nisësh dialogun me opozitën nuk do të thotë që të plotëesosh të gjitha kushtet e saj, po të diskutosh lidhur me problematikat që ajo ka ngritur siç është blerja e votive apo korrupsioni, diskutim që do të ishte në interes të vendit”, deklaroi Cutillo.

Ndërsa djegia e mandateve nga deputetët e opozitës për Cutillo ishte një veprim që i surprizoi.

Article Logic
Execution time: 0.0037188529968262