INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OSBE vë alarmin: Vonesa në propozimin e komisionerëve vë në rrezik procesin zgjedhor

OSBE vë alarmin: Vonesa në propozimin e komisionerëve vë në rrezik procesin zgjedhor

Publikuar më: 17:05 18-03-2019

Prezenca e OSBE-së iështë bashkuar thirrjes së kësaj të hëne nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për dorëzimin e emrave për anëtarë KZAZ nga ana e partive politike. Në një postim në Facebook, OSBE shkruan se, vonesa në dorëzimin e komisionerëve vë në rrezik procesin zgjedhor. 

"Prezenca e OSBE-së në Shqipëri i bashkohet thirrjes së KQZ-së drejtuar partive politike për të propozuar komisionerë për Zonat e Administrimit Zgjedhor. Vonesat në propozimin e komisionerëve pengojnë trajnimin e tyre të rregullt dhe, si pasojë, vënë në rrezik zhvillimin e procesit zgjedhor në përputhje me standardet ndërkombëtare. Zgjedhjet janë e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet dhe partitë politike janë përgjegjëse për besueshmërinë e zgjedhjeve në sytë e zgjedhësve shqiptarë”, shkruhet në postim.

 

Article Logic
Execution time: 0.0019881725311279