INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një meteor 1500 ton shpërtheu mbi Tokë dhe askush nuk e vuri re [FOTO]

Një meteor 1500 ton shpërtheu mbi Tokë dhe askush nuk e vuri re [FOTO]

Publikuar më: 17:16 18-03-2019

Një meteor shpërtheu mbi Tokë gjatë muajit dhjetor me një forcë sa 10-fishi i bombës së Hiroshimas, por askush nuk e zbuloi atë në atë kohë.

Shpërthimi ndodhi më 18 dhjetor 2018, mbi Detin Bering – midis Rusisë dhe Alaskës.

Mendohet të jetë shpërthimi i dytë më i madh i meteorëve në 30 vitet e fundit.

Shpërthimet e meteorëve janë të zakonshëm, por si rasti i dhjetorit të 2018 janë shumë të rralla. Ai kishte një perimetër prej 30 metrash dhe peshonte më shumë se 1.500 ton.

Meteori çliroi një energji të jashtëzakonshme. Ishte Peter Brown në Universitetin e Ontario Perëndimore, Kanada, ai që bëri zbulimin dhe publikoi zbulimine tij në Twitter.

Tashmë kërkuesit janë duke kërkuar nëse ka patur dëshmitarë dhe kanë vënë re meteorin.

 

meteor.PNG

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666