INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një arsenal i vërtetë luftarak, si u arrestua 45-vjeçari në Shkodër [VIDEO]

Një arsenal i vërtetë luftarak, si u arrestua 45-vjeçari në Shkodër [VIDEO]

Publikuar më: 18:35 18-03-2019

Një operacion antidrogë i zhvilluar nga Policia e Shkodrës ka çuar pas hekurave një 45-vjeçar, të cilit i janë gjetur në banesë disa kg kanabis dhe një arsenal i vërtetë luftarak.

“Është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi K.Gj., 45 vjeç, nga fshatin Kir. Arrestimi u bë mbi bazën e informacioneve operative, se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje”, njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Kir, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: – 4.5 kg kanabis; – 2 armë zjarri automatike; – 19 kapsolla per lende plasëse; – 10 metër fitil zjarr përcjellës; – 10 krehera; – 77 fishekë; – 2 radio marrëse e dhënëse.

Article Logic
Execution time: 0.00364089012146