INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Digjet banesa në Shkodër, vdes tragjikisht 80-vjeçarja [FOTO]

Digjet banesa në Shkodër, vdes tragjikisht 80-vjeçarja [FOTO]

Publikuar më: 13:22 11-01-2019

Zjarri që ra në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në qytetin e Shkodrës i ka marrë jetën një të moshuare.

Mësohet se Laje Betja, 80 vjeçe humbi jetën në ngjarjen e rëndë që ndodhi në rrugicën e njohur si e Koplikëve në kryeqendrën e veriut.

Megjithëse është tentuar t’i jepet ndihma e parë të moshuarës, zjarrfikësja dhe mjekët e kanë pasur të pamundur pasi flakët kanë shkrumbuar banesën.

Zjarri nuk ka qenë i përmasave të mëdha, por dyshohet se e moshuara mund të ketë qenë e sëmurë dhe nuk ka mundur të lëvizë.

Trupi i 80-vjeçares me pak djegie është gjetur në divanin që është përfshirë nga flakët dhe është dërguar në morgun e spitalit.

m2.png

m1.png

Article Logic
Execution time: 0.003648042678833