INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kriza politike, ambasadorja gjermane Schütz : Qeveria legjitime, keqardhje për reformën zgjedhore

Kriza politike, ambasadorja gjermane Schütz : Qeveria legjitime, keqardhje për reformën zgjedhore

Publikuar më: 18:45 18-03-2019

Kriza politike në Shqipëri ka rrëmbyer vëmendjen e mediave të huaja, Brukselit zyrtar dhe anëtarëve më në zë të BE, që po flasin nëpërmjet të besuarve të tyre që kanë deleguar me misionin e ambasadorit në Tiranë.

Për situatën politike ka reaguar edhe ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë Susanne Schütz, e cila thekson se debati politik e ka vendin në Parlament. Ajo ka ripërsëritur thirrjen se qeveria është legjitime.

“Ne respektojmë vendimin e secilit deputet dhe të pasuesve të tyre në lista për dorëzimin, pranimin apo refuzimin e mandateve. Njëkohshëm theksoj, se në demokraci parlamenti është vendi kryesor për zhvillimin e debatit politik mes partive politike.

Qeveria Federale do të vazhdojë të bashkëpunojë edhe në të ardhmen me qeverinë aktuale të legjitimuar në mënyrë demokratike si dhe mbajtësit e mandateve në Kuvend”, shprehet Schutz.

Ndërkohë, ambasadorja shprehet e zhgënjyer për bashkëpunimin mes opozitës dhe qeverisë për reformën zgjedhore.

“Shprehim keqardhjen e madhe, që megjithë bashkëpunimin fillimisht të mirë mes shumicës dhe opozitës, reforma zgjedhore deri më tani nuk është miratuar. Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it mbetet një komponent i rëndësishëm në ndërtimin e një sistemi zgjedhor solid në Shqipëri, i cili do mund të gëzojë besimin e qytetarëve”, thekson ajo.

Në vijim, duke vendosur theksin tek vendimi i qershorit për negociatat, Schutz kërkon që Shqipëria të mos humbasë më kohë, por të finalizojë disa reforma të rëndësishme që ka nisur.

Ajo përshëndet faktin që edhe pse ngadalë, reforma në drejtësi po ecën.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775