INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E rëndë/ Gjen vdekjen në zyrën e punës [FOTO]

E rëndë/ Gjen vdekjen në zyrën e punës [FOTO]

Publikuar më: 10:54 14-01-2019

E rëndë. Një person ka gjetur vdekjen në qytetin e Shkodrës. Gjendet i vdekur roja i institucionit të Zyrës së Punës në Shkodër. Ngjarja është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne. Mësohet se Agron Gokovi, 58 vjeç është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Sipas të dhënave të para mësohet se 58-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë i një ataku kardiak. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe autoambulanca. Ndërkohë policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

shkoderrrrrrrrrrrrrrrrr.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543