INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zgjedhjet në Parlamentin Europian, forcat që fitojnë terren...

Zgjedhjet në Parlamentin Europian, forcat që fitojnë terren...

Publikuar më: 16:52 18-02-2019

Grupet më të mëdha  politike europiane pritet të humbasin shumicën e vendeve në parlamentin europian gjatë zgjedhjeve që do të zhvillohen në Maj. Është ky parashikimi i bërë nga sondazhet më të fundit, të publikuara në median prestigjioze Euronews , sondazhe të kryera në 27 prej vendeve të Bashkimit Europian.Partitë Popullore konservatore  do të mund të marrin vetëm 183 vende nga 705 që janë në total. 

Aktualisht partitë konservatore në parlamentin europian kanë 217 ulëse. Pritet që numri të ulet edhe për shkak të largimit të Britanisë në Unioni.Socialistët dhe demokratët e majtë  do të pësojnë rënie nga 25% në 19 %. Fituesit më të mëdhenj të 2019 mendohet se do të jenë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratët për Europën të cilët do të arrijnë të fitojnë terren. 

Po ashtu parashikohet se partitë euroskeptike duke përfshirë Lega Nord në Itali dhe Partinë Nacionaliste në Francë  do të arrijnë të sigurojnë 8% të vendeve në parlament.

Votat tregojnë se Lega Nord e udhëhequr nga euroskeptiku Matteo Salvini  do të shndërrohet partia e dytë më e madhe në parlamentin europian, e ndjekur nga CDU e Merkel.

Një nga pikëpyetjet më të mëdha  do të jetë mënyra sesi partitë të cilat nuk u përfaqësuan në zgjedhjet e 2014 do të pozicionojnë veten në parlamentin e ri. 

Këtu përfshihet partia e presidentit frances Macron  dhe Lëvizja 5 Yjet e Luigi di Maio-s në Itali.

Article Logic
Execution time: 0.0037498474121094