INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Parlamenti Europian kërkon që të liberalizohen vizat për Kosovën

Parlamenti Europian kërkon që të liberalizohen vizat për Kosovën

Publikuar më: 19:13 29-11-2018

Parlamenti Evropian i bëri thirrje këtë të enjte Këshillit të BE-së që të lëvizë përpara drejt liberalizimit të vizave për Kosovën. Në rezolutën të cilën e miratoi Parlamenti Evropian, theksohet se tashmë Kosova i ka përmbushur gjitha kushtet e kërkuara për liberalizim të vizave. REL raporton se në këtë dokument flitet edhe për përparimin dhe ngecjet që institucionet e Kosovës i kanë bërë drejt progresit të agjendës evropiane. Raporti vë theksin te nevoja e depolitizimit dhe ristrukturimit të administratës publike edhe pse thekson disa përparime që janë bërë në këtë drejtim. Shqetësuese sipas eurodeputetëve mbesin korrupsioni dhe krimi organizuar, fusha këto në të cilat ata kërkojnë përpjekje të përbashkëta për përmirësimin e situatës në këtë drejtim. “Financimi jo i duhur i sistemit gjyqësor, korrupsioni i përhapur, elementet e kapjes së shtetit, ndikimet politike në sistemin e drejtësisë” janë disa prej çështjeve që eurodeputetët i ngritën si shqetësuese në këtë rezolutë për Kosovën.

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992