INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Shqetësim korrupsioni, për negociatat të flitet në...

PE miraton rezolutën për Shqipërinë: Shqetësim korrupsioni, për negociatat të flitet në...

Publikuar më: 18:03 09-10-2018

Parlamenti Evropian ka miratuar raportin për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë. Raporti u miratua me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim.

Sa i përket Shqipërisë, deputetët e Parlamentit mirëpritwn përparimin e vazhdueshëm të Shqipërisë lidhur me reformat e BE.

Duke përgëzuar përmirësimet e ndjeshme të bëra nga Shqipëria për të forcuar kornizën e saj ligjore dhe institucionale, si dhe progresin e arritur në luftën kundër krimit të organizuar, deputetët gjithashtu mbeten të shqetësuar për nivelin e lartë të korrupsionit, ritmin e ngadaltë dhe joefikasitetin e sistemit të drejtësisë .

Megjithatë, rezoluta e miraton rrugën e përcaktuar nga Këshilli për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë në qershor 2019, me kusht që vendi të përmbushë të gjitha kushtet e nevojshme.

Article Logic
Execution time: 0.0043609142303467