INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhafaj i përgjigjet Bashës: Ish-ministri i Brendshëm më i paaftë në vite

Xhafaj i përgjigjet Bashës: Ish-ministri i Brendshëm më i paaftë në vite

Publikuar më: 16:26 09-10-2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, në një postim në “Twitter”, i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Bashës, lidhur me deklaratën e tij ku foli për gjendjen e rendit si dhe “shpartallimin e plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit”.

“Basha, tha sot: “Ju parashtroj…një çështje kapitale, emergjence kombëtare, siç është gjendja e rendit e shpartallimit të plotë të institucioneve të zbatimit të ligjit!” Një E PAVËRTETË e madhe, dalë nga goja e ish-ministrit të Brendshëm më të paaftë në vite.

Të dhënat e faktet mbi punën tonë të palodhur e pa kompromis me botën e krimit dhe rezultatet konkrete janë E VËRTETA. Krahaso çdo shifër e të dhënë të kohës së LB si ministër i Brendshëm, me ato të këtyre 2 viteve të fundit. Shihni dhe gjykoni. Imazhe sa për 1000 fjalë!”, shkruan Xhafaj.

plagosjet.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766