INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
OKB, dorëhiqet ambasadorja e SHBA-ve Nikki Haley

OKB, dorëhiqet ambasadorja e SHBA-ve Nikki Haley

Publikuar më: 17:20 09-10-2018

Në mënyrë të papritur Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB, Nikki Haley ka dhënë dorëheqjen.

Sipas mediave, presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar dorëheqjen e saj.

Haley, ish-guvernatore e Karolinës së Jugut, mbulonte rolin e ambasadores amerikane në OKB nga janari i vitit 2017.

Mediat shkruajnë se dorëheqja erdhi si rezultat i një hetimi kundër saj të iniciuar nga Crew, organi që mbikëqyr përgjegjësinë etike të politikanëve në Uashington, pas shtatë udhëtimeve luksoze në avionë privatë të pranuar nga ish- guvernatorja e Karolinës së Jugut, ku bashkëshorti i saj ishte i pranishëm në disa prej këtyre fluturimeve.

Ndërkohë nga ana tjetër Nikki Haley e bëri të qartë se do të bëjë fushatë për Donald Trump.

Article Logic
Execution time: 0.0033581256866455