INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulmi në Holandë, rëndohet bilanci; 3 të vrarë, 9 të plagosur, në kërkim një turk [FOTO]

Sulmi në Holandë, rëndohet bilanci; 3 të vrarë, 9 të plagosur, në kërkim një turk [FOTO]

Publikuar më: 16:59 18-03-2019

Të paktën tre persona mbetën të vrarë dhe nëntë të tjerë u plagosën nga të shtënat në një tramvaj në qytetin Utrecht të Holandës.

Lajmi u konfirmua nga prefekti i qytetit.

Policia tha se është vënë në kërkim të një 37-vjeçari më origjinë turke që u identifikua si Gokmen Tanis, i cili besohet së është autori i sulmit.

Autoritetet janë duke hetuar pistën e një sulmi terrorist.

Më poshtë është fotoja e të dyshuarit e shpërndarë gjerësisht në mediat ndërkombëtare.

autori.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039701461791992