INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Do të përfitojë 4 milionë euro në vit, ja kë do të drejtojë Hiddink

Do të përfitojë 4 milionë euro në vit, ja kë do të drejtojë Hiddink

Publikuar më: 14:59 10-09-2018

E mbani mend Guus Hiddink? Ai u emërua të hënën trajner i kombëtares U-21 të Kinës dhe do ta çojë ekipin në Olimpiadën e Tokios, në vitin 2020.

Ekipi i parë kombëtar i Kinës renditet i 75-ti në ranglistën botërore të FIFA-s dhe ka një tjetër trajner të shquar në stol: Marcello Lippi, që nga viti 2016.

Sipas mediave kineze, Hiddink do të paguhet gati 4 milionë euro në vit. Holandezi, 71 vjeç, ndërmerr kësisoji një aventurë të re si trajner, pasi ka drejtuar klube të tilla si Valencia, Real Madrid, PSV Eindhoven, Betis, Sevilla, Fenerbahce, Chelsea dhe Anzhi, apo kombëtare si Holanda, Korea e Jugut, Australia, Rusia dhe Turqia.

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275