INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Frikë në Holandë, të shtëna me armë në një metro, disa të plagosur, autori arratiset [FOTO]

Frikë në Holandë, të shtëna me armë në një metro, disa të plagosur, autori arratiset [FOTO]

Publikuar më: 13:33 18-03-2019

Rikthehet frika e sulmeve terroriste në Holandë. Disa persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me armë në një tramvaj në qytetin holandez të Utrehtit.

Sheshi pranë stacionit të tramvajit është rrethuar nga policia.

Shërbimet e emergjencës dhe tre helikopterë u dërguan në vendngjarje.

Të shtënat me armë filluan rreth orës lokale 10:45 në ‘Sheshin e 24 Tetorit’.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se agresori ka arritur të largohet nga vendngjarja.

Qeveria holandeze nuk përjashton skenarin e një sulmi terrorist.

hol.PNG

2.PNG

1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039420127868652