INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sulm me armë në Itali, 6 të plagosur. Autori, një italian ekstremist që qëlloi mbi emigrantët[FOTO]

Sulm me armë në Itali, 6 të plagosur. Autori, një italian ekstremist që qëlloi mbi emigrantët[FOTO]

Publikuar më: 14:25 03-02-2018

Një sulm me armë është regjistruar sot në Macerata të Italisë, ku si pasojë 6 persona kanë mbetur të plagosur. Mediat italiane shkruajnë se agresori u arrestua në Piazza Vittoria, pasi qëlloi me armë nga një makinë me xhama të zinj ndërsa ishte ne lëvizje.

macareta.jpg

 

Të 6 personat e plagosur janë emigrantë me ngjyrë, ndërsa autori mësohet se është një ekstremist i krahut të djathtë. Ai doli nga makina me një flamur të Italisë të lidhur rreth qafës së tij dhe pasi doli bërtiti disa fjalë. Në ardhjen e policisë ai nuk rezistoi, por u dorëzua.

arrestim.jpg

Në makinën e tij, një Alfa 147 e zezë, kishte armë me të cilën mbolli terror në qytet.Të gjithë të plagosurit burra dhe gra janë shtruar në spital. Një prej tyre është në gjendje të rëndë pasi ka plagë në bark, por është e ndërgjegjshme. Të tjerët janë jashtë rrezikut.

vendi_i_ngjarjes.jpg

 Qyteti është ende nën rrethim: dhjetëra pika kontrolli janë ngritur në çdo zonë, grupet e policisë janë në gatishmëri të lartë. Kryetari i baskisë u ka bërë thirrje banorëve që të mos dalin nga shtëpitë.

arrest_2.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0035421848297119