INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bizneset këtë fillim vit në vështirësi! Bien ndjeshëm eksportet

Bizneset këtë fillim vit në vështirësi! Bien ndjeshëm eksportet

Publikuar më: 13:55 18-03-2019

Eksportet shqiptare në krizë! Shitjet e mallrave tona jashtë vendit kanë shënuar një performancë negative dy muajt e parë të vitit. Kjo do të thotë se sipërmarrjet shqiptare janë në vështirësi.
Sipas të dhënave të INSTAT, në muajt e parë të 2019, eksportet arritën në 44.4 miliardë lekë, duke shënuar një rënie prej 6.3% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Të tre grupet kryesore “tekstile e këpucë”, “minerale, lëndë djegëse, energji” dhe “materiale ndërtimi e metale”, përbëjnë rreth 75% të totalit të eksporteve kanë shënuar një ecuri negative.
Ndërsa deficiti tregtar u rrit me 9.1 %, krahasuar me 2018.
Në raportin e INSTAT renditen dhe shtetet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me muajin shkurt të 2018. Ato më kryesoret janë me Kosovën me 61.2%, Gjermaninë dhe Greqinë. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë me Italinë me -4.1 %, Spanjën dhe SHBA-në.
Shkëmbimet tregtare, për dymujorin e parë 2019, të Shqipërisë me vendet e BE zënë 66.3 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Shkurt 2019, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 82.0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 58.7 % të importeve gjithsej.

Article Logic
Execution time: 0.0038638114929199