INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Maqedonia kryeson eksportet në Ballkan. Po Shqipëria?

Maqedonia kryeson eksportet në Ballkan. Po Shqipëria?

Publikuar më: 10:35 17-05-2018

Eurostat ka publikuar të dhënat kryesore mbi tregtinë midis BE dhe Ballkanit Perëndimor. Në vitin 2017, Maqedonia mban kampion në eksportet, me mbi 80% të mallrave në BE me vlerë 4 miliardë euro.

Më pas rendite Bosnja dhe Hercegovina me 4 miliardë euro ose 71% të mallrave, me tej vjen Serbia me 9.7 miliardë euro. Vendi i katërt është Shqipëria me 1.6 miliardë euro dhe në fund të listës është Mali i Zi me 0.1 miliardë euro.
Eurostat ka dhe një shpjegim, BE-ja thotë në raporti është partneri kryesor i importeve të mallrave në Maqedoni.
Rezulton se në vitin 2017, bilanci i mallrave të BE-së me Ballkanin Perëndimor shënoi një tepricë prej 9 miliardë euro, duke u rritur me 10% krahasuar me vitin 2016. Mësohet se 22 vendet anëtare të BE regjistruan një suficit dhe kyeson Hungaria, Greqia dhe Kroacia prej + 1.1 miliardë euro secila. Ndërsa deficiti më i madh u vu re në Suedi me - 66.4 milionë euro.
Vendet anëtare të BE-së, vazhdojnë të jenë eksportuesit më të mëdhenj në Ballkanin Perëndimor. E para është Gjermania me 16% të eksporteve të mallrave të BE në Ballkanin Perëndimor dhe më pas vjen Italia . Këto dy shtete përbëjnë mbi një të tretën e të gjitha eksporteve në këtë rajon.

Article Logic
Execution time: 0.0036239624023438